Kalendari i Aktiviteteve 25 Mars - 03 Prill
Të nderuar kolegë,Më poshtë do të gjeni kalendarin e aktiviteteve të edukimit në vazhdim të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, të planifikuara deri në këtë moment:
Datë 25 Mars 2015 - Durrës – salla e konferencave qendra “ Blue Star”, orari i rregjistrimeve 13:00 -13:30
Tema:
“Produktet me origjine bimore midis te dhenave shkencore dhe perdorimit empirik” - Lektore Rilinda Klosi
“Ushqimi i shëndetshëm faktor i rëndësishëm për mirëqénien dhe shëndetin e njeriut” - Lektor Josif Risto
Aktiviteti është në proces akreditimi në QKEV për 6 kredite dhe pagesa është 1000 lekë.
Datë 27 Mars 2015 - Shkodër - salla e “Qendrës Shëndetësore” orari i rregjistrimeve 13:00 - 13:30
Tema:
“Veprimtaria shkencore dhe didaktike e farmacistëve në Shkodër që nga fillimet deri ne vitin 2012” - Lektore Leonora Bakalli
“Mjekësia dhe farmacia tradicionale pellazge – ilire dhe periudhat Dodonë, Asklep, Pirro dhe Gent” - Lektor Tonin Naraçi
“Përdorimi i medikamenteve gjatë periudhës së shtatzënisë” - Lektor Henrrik Prendushi
Aktiviteti është në proces akreditimi për 4 kredite nga QKEV dhe pagesa është 700 lekë.
KUJDES! Pagesat duhet të mbyllen 7 ditë para zhvillimit të aktivitetit. Çdo pagesë e bërë pas afatit nuk do të quhet e vlefshme për pjesëmarrjen në aktivitet përkatëse. Në momentin e rregjistrimit duhet të keni me vete mandatin e pagesës dhe karten e identitetit.
Pagesa kryhet në numrat e llogarive të UFSH:
BKT - 69623
Raiffeisen - 0100805804
Credins - 338610