Integratoret Alimentar dhe Nutraceutik: Njohuri te pergjithshme dhe aplikimet specifike te tyre
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizojnë një Konferencë të përbashkët me titull “Integratoret Alimentar dhe Nutraceutik : Njohuri te pergjithshme dhe aplikimet specifike te tyre”.Kjo Konferencë vjen si një risi, pasi krahas profesorit të nderuar Shqiptar Dr. Ervin Rapushi, do të vijnë posaçërisht, të ndajnë informacionet dhe eksperiencat e tyre në fushën e nutricionit edhe profesore të nderuar të universitëteve të Milanos si Prof.Paolo Magni e Prof.Valerio Magnaghi dhe të Universitetit të Napolit si Prof. Ettore Novellino.
Përkthimi i lektorëve do të jetë simultatant, duke Ju dhenë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve për të kuptuar 100 % të informacionit të prezantuar. Bashkëlidhur programi i aktivitetit.

Kjo Konferencë zhvillohet më datë 10 Prill 2015 ora 09:00, në ambjëntet e UniZKM (Aula magna).
Aktiviteti është në proces akreditimi pranë QKEV për 8 kredite dhe pagesa është 2500 lekë.
Në momentin e rregjistrimit duhet të keni me vete mandatin e pagesës dhe karten e identitetit.
Pagesa do të shkojë për Universitetit ZKM në numrin e llogarisë:
Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë/ Universiteti
Intesa San Paolo Bank IBAN: AL06208112040000030694935304