Njoftime

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, TETOR 2018 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR – DHJETOR 2018.

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, TETOR 2018 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR – DHJETOR  2018.

 

·         Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 12 Tetor 2018.

 

·         Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP  në mënyrë  të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 12 Tetor 2018 kërkesën dhe mandatin e pagesës.

 

·         Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  nga data 15 – 19 Tetor 2018, sipas ndarjes së  mëposhtme:

 

Data 15.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2721 – 2761

Data 16.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2762 – 2801

Data 17.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2802 – 2841

Data 18.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2842 – 2882

Data 19.10.2018 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2883 – 2919 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

 

·         Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Nentor - Dhjetor 2018 do kryhet nga data 22 – 23 Tetor 2018, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:

1.    Formular aplikimi. (SHKARKO)

2.    Fotokopje e kartës  së identitetit.

3.    Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.

4.    Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.

5.    Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).

6.    Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).

7.    Raport mjeko ligjor.

8.    Dëshmi penaliteti.

9.    Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.

10. Mandat pagesa në llogari të AKP

11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

 

1.    Formular aplikimi.(SHKARKO)

2.    Fotokopje e diplomës universitare

3.    Fotokopje e kartës  së identitetit.

4.    Raporti mjeko-ligjor.                                                           

5.    Dëshmi penaliteti;                                                                                             

6.    Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;   

7.    Mandat pagesa në llogarinë e AKP

8.    2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit.

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës, lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

 

 

18

Shtator 2018