Njoftime

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE TË UFSH-SË

Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, 

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9150, datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit të UFSH-së, i ndryshuar, si dhe Rregullores së Zgjedhjeve, e ndryshuar,

Këshilli Kombëtar në mbledhjen e tij të datës 09.06.2023, me VKK Nr. 1 dhe 2 miratoi shpalljen e datave të zgjedhjeve, për organet drejtuese të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, për periudhën 01.01.2024 – 31.12.2028.

Zgjedhjet për anëtarë të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të Këshillave Rajonalë, do të zhvillohen në datat e mëposhtme:

 

Nr.

Këshilli Rajonal

Vendi

D. M. V

Orari i Votimit

1.

Berat

Berat

05.07.2023

12:00 – 17:00

2.

Dibër

Bulqizë

19.07.2023

12:00 – 17:00

3.

Durrës

Durrës

11.07.2023

12:00 – 17:00

4.

Elbasan

Elbasan

27.07.2023

12:00 – 17:00

5.

Fier

Fier

17.07.2023

12:00 – 17:00

6. 

Gjirokastër

Gjirokaster

07.07.2023

12:00 – 17:00

7.

Korçë

Korçë

27.07.2023

12:00 – 17:00

8.

Kukës

Kukës

19.07.2023

12:00 – 17:00

9.

Lezhë 

Lezhë

25.07.2023

12:00 – 17:00

10.

Shkodër

Shkodër

25.07.2023

12:00 – 17:00

11.

Tiranë

Tiranë

13.07.2023

10:00 – 18:00

12.

Vlorë

Vlorë

05.07.2023

12:00 – 17:00

 

Zgjedhjet për Presidentin dhe Zv. Presidentin e UFSH-së, do të zhvillohen ditën e hënë, më datë 31 korrik 2023, ora 10:00.

 

Kandidatët për anëtarë të Këshillave Rajonalë, duhet të dorëzojnë brenda datës 19 qershor 2023, ora 14:00, pranë Këshillave Rajonalë, dokumentacionin e mëposhtëm:

 

Kandidatët për President dhe Zv. President të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të UFSH, duhet të dorëzojnë brenda datës 19 qershor 2023, ora 14:00, pranë Zyrave Qendrore të UFSH-së dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Formular kandidimi (kliko këtu);
  • Cv e shoqëruar me dokumentacioni provues;
  • Kopje e ID;
  • Kopje e lejës së ushtrimit të profesionit të lëshuar nga UFSH.

 

 

Shënim: Dokumentacioni për kandidatët për anëtarë të Këshillit Rajonal Tiranë, President dhe Zv. President të Këshillit Rajonal Tiranë, do të dorëzohet pranë Zyrave Qendrore të UFSH-së.

9

Qershor 2023