Njoftime

NJOFTIM PËR VLERESIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, TETOR 2019 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR - DHJETOR 2019.

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, TETOR 2019 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR - DHJETOR  2019.

 

 

  • Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 09 Tetor 2019.

 

  • Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP në mënyrë  të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 09 Tetor 2019 kërkesën dhe mandatin e pagesës.

 

  • Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH, nga data 14 – 18 Tetor 2019, sipas ndarjes së  mëposhtme:

 

Data 14.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3017 – 3056

Data 15.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3057 – 3096

Data 16.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3097 – 3136

Data 17.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3137 – 3175

Data 18.10.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3176 – 3185 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

 

  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Nëntor - Dhjetor 2019 do kryhet nga data 21 – 22 Tetor 2019, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që regjistrohen  për herë të parë janë:

  1. Formular aplikimi.(Shkarko)
  2. Fotokopje e kartës së identitetit.
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
  7. Raport mjeko ligjor.
  8. Dëshmi penaliteti.
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të QSHA.
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës, për t’u regjistruar për provim shteti  janë:

 

  1. Formular aplikimi.
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
  7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit.

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës, lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

12

Shtator 2019