Njoftim për regjistrimin për provimin e shtetit, sezoni Janar 2023
- Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Janar 2023 do kryhet në datat 21 – 22 Dhjetor 2022, pranë zyrave të UFSH Tiranë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen, nga kandidatët që hyjnë për herë të pare, për tu regjistruar për provim shteti janë:
- Formular aplikimi.(SHKARKO)
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
- Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
- Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
- Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
- Raport mjeko ligjor.
- Dëshmi penaliteti.
- Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
- Mandat pagesa në llogari të AKP
- 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).
Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:
- Formular aplikimi.(SHKARKO)
- Fotokopje e diplomës universitare
- Fotokopje e kartës së identitetit.
- Raporti mjeko-ligjor.
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
- Mandat pagesa në llogarinë e AKP
- 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).
Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit.
Kandidatët për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin E-Albania.
Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës.