Njoftime

NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE PËR SEZONIN DHJETOR 2019 – MARS 2020

Njoftim per regjistrim per kryerjen e Praktikes Profesionale për sezonin DHJETOR 2019  –  MARS  2020

 

Rregjistrimet  për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Dhjetor 2019 – Mars 2020 do kryhen në datat 18 dhe 19 Dhjetor 2019, nga ora 14:30 – 16:30

 

Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune. 

Praktikantër  për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë
  2. Vetëdeklarim
  3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
  4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
  5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  6. Raport mjeko-ligjor
  7. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
  1. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
  2. Fotokopje e kartes së identitetit;

 

 

Dokumentacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare  http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

 

Praktikanti duhet të paraqitet personalisht për tu regjistruar. 

Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.

Kontakt: kryeinspektor@ufsh.org.al

10

DHjetor 2019