Njoftime

NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE PER SEZONIN KORRIK – TETOR 2019


NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE PER SEZONIN DHJETOR 2018 – MARS 2019
Regjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Korrik – Tetor 2019 do kryhen gjatë periudhës 04 - 10 Korrik 2019.

Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune (Një farmacist drejton vetëm një praktikant)
Orari i kryerjes së praktikës është 8:00 – 14:00
Praktikantër  për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesë 
2. Vetëdeklarim
3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
6. Fotokopje e kartes së identitetit;
7. Raport mjeko-ligjor
8. Fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë;
9. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
10. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.

Shënim: Personat që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës, lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.


Dokumentacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: kryeinspektor@ufsh.org.al

10

Qershor 2019