Njoftime

Njoftim për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik, dhe regjistrimin për provimin e shtetit, sezoni maj 2021.

  • Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  sipas grafikut të  mëposhtëm:

Data 04.05.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3440 – 3461

Data 05.05.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3462 – 3483

Data 06.05.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3484 – 3505

Data 07.05.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3506 – 3517 si dhe praktikantët përsëritës

Data 10.05.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 11.05.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 12.05.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

(Përsëritësve do u komunikohet grafiku me e-mail)

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit 

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të gjithë praktikantët duhet të jenë të pajusur me maska. 

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare: Praktika Profesionale

 


  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit (Për here të parë) të sezonit MAJ 2021 do kryhet në datat 13 – 14 maj 2021, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  1. Formular aplikimi.(SHKARKO)
  2. Fotokopje e kartës  së identitetit. 
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës. 
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP). 
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar). 
  7. Raport mjeko ligjor. 
  8. Dëshmi penaliteti. 
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP 
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. 

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin E-Albania.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës.

23

Prill 2021