Njoftime

NJOFTIM PËR REGJISTRIM PËR KRYERJEN E PRAKTIKËS PROFESIONALE PËR SEZONI: KORRIK – TETOR 2021

Regjistrimet  për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Korrik – Tetor 2021 do kryhen gjatë periudhës 22 - 27 Korrik 2021.

 

Praktika profesionale kryhet në farmacitë e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune (Një farmacist drejton vetëm një praktikant).

Orari i kryerjes së praktikës është 8:00 – 14:00

Praktikantër  për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin personalisht, në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë (SHKARKO)
  2. Vetëdeklarim (SHKARKO)
  3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale (SHKARKO)
  4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës;
  5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  6. Fotokopje e kartes së identitetit;
  7. Raport mjeko-ligjor;
  8. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
  9. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.

 

Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.

Kontakt: praktika@ufsh.org.al

8

Korrik 2021