Njoftime

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK DHE PROVIMIN E SHTETIT

Njoftohen të gjithë kandidatët që do i nënshtrohen Provimit të Shtetit në sezonin e radhës, që të nisin plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Koha e dorëzimit të dokumentacionit do publikohet në një njoftim të dytë.

Për shkak të situatës së krijuar nga Covid -19, datat e zhvillimit të Provimit të Vlerësimit të Aftësimit Praktik dhe Provimit të Shtetit do jenë në varësi të vendimeve që do marrin organet kompetente.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë në provim shteti  janë:

  1. Formular aplikimi. (Shkarko)
  2. Fotokopje e kartës  së identitetit. 
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës. 
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP). 
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar). 
  7. Raport mjeko ligjor. 
  8. Dëshmi penaliteti. 
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të QSHA 
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës provim shteti janë:

  1. Formular aplikimi. (Shkarko)
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës  së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; 
  7. Mandat pagesa në llogarinë e QSHA
  8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. 

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Për shkak të kohës së konsiderueshme që nevojitet për marrjen  e ketij dokumenti, lutemi të aplikoni (nëpërmjet Postës) sa më parë.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës.

15

Prill 2020