Njoftime

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI MAJ 2020 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI QERSHOR 2020.

  • Dorëzimi i dosjeve të praktikës do bëhet ditën e zhvillimit të VAP 
  • Praktikantët që do i nënshtrohen provimit të VAP  në mënyrë  të përsëritur, duhet të dërgojnë brenda datës 15  Maj 2020, kërkesën Kërkesa për ritestim (SHKARKO) dhe mandatin e pagesës Mandati i pagesës (SHKARKO) të skanuara në adresën e e-maili-t info@ufsh.org.al (origjinalet do dorëzohen ditën e VAP) 
  • Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  sipas ndarjes së  mëposhtme:

 

Data 20.05.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3191 – 3210

Data 21.05.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3211 – 3231

Data 22.05.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3232 – 3251

Data 26.05.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3252 – 3271

Data 27.05.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3272 – 3281

si dhe praktikantët përsëritës 

Data 28.05.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 29.05.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 01.06.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 02.06.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

(Grafiku i përsëritësve do të përcaktohet pasi të konfirmohen kërkesat për ritestim)

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit 

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të gjithë praktikantët duhet të jenë të pajusur me maska dhe doreza, si dhe të zbatojnë distancimin fizik.

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale


  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Qershor 2020 do kryhet nga data 03 – 04 Qershor 2020, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  1. Formular aplikimi.
  2. Fotokopje e kartës  së identitetit. 
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës. 
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP). 
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar). 
  7. Raport mjeko ligjor. 
  8. Dëshmi penaliteti. 
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP 
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti   janë:

 

  1. Formular aplikimi(SHKARKO).
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës  së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.                                                                  
  5. Dëshmi penaliteti;                                                                                        
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; 
  7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. 

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta marrin edhe në portalin E-Albania.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës. 

13

Maj 2020