Njoftime

NJOFTIM PËR PROVIMIN E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI TETOR 2021 DHE REGJISTRIMIN PËR PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR

NJOFTIM PËR PROVIMIN E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK SEZONI TETOR 2021 DHE REGJISTRIMIN PËR PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR-DHJETOR  2021.

  • Dorëzimi i dosjeve të praktikës, do të kryhet më datën 25.10.2021
  • Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  sipas grafikut të  mëposhtëm:

Data 28.10.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3520 – 3539

Data 29.10.2021do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3540 – 3559

Data 01.11.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3560 – 3579

Data 02.11.2021do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3580 – 3599 

Data 03.11.2021do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3600 – 3619

Data 04.11.2021do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3620 – 3639

Data 05.11.2021do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3640 si dhe praktikantët përsëritës

Data 08.11.2021do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 09.11.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 10.11.2021 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

(Përsëritësve do u komunikohet grafiku me e-mail ose nëpërmjet telefonit)

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit 

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të gjithë praktikantët duhet të jenë të pajusur me maska. 

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

 

  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Nëntor-Dhjetor 2021 do kryhet në datat 11 – 12 Nëntor 2021, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen, nga kandidatët që hyjnë  për herë të pare, për tu regjistruar për provim shteti   janë:

  1. Formular aplikimi.(SHKARKO)
  2. Fotokopje e kartës  së identitetit. 
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës. 
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP). 
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar). 
  7. Raport mjeko ligjor. 
  8. Dëshmi penaliteti. 
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP 
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  1. Formular aplikimi.(SHKARKO)
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës  së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; 
  7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. 

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin E-Albania.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës.

19

Tetor 2021