Njoftime

NJOFTIM PËR PROVIMIN E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI PRILL 2022 DHE REGJISTRIMIN PËR PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI MAJ-QE

  • Dosjet e praktikës do të dorëzohen në datën 29.03.2022
  • Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  sipas grafikut të  mëposhtëm:

 

Data 11.04.2022 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3650 – 3671

Data 12.04.2022 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3672 – 3691

Data 13.04.2022 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3692 – 3700

si dhe praktikantët përsëritës

Data 14.04.2022 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 15.04.2022 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 19.04.2022 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 20.04.2022 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 21.04.2022 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

 

(Përsëritësve do u komunikohet data me e-mail ose nëpërmjet telefonit)

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit 

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të gjithë praktikantët duhet të jenë të pajusur me maska. 

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale


  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Maj-Qershor 2022 do kryhet në datat 26 – 29 prill 2022, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen, nga kandidatët që hyjnë  për herë të pare, për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  1. Formular aplikimi.(SHKARKO)
  2. Fotokopje e kartës  së identitetit. 
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës. 
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP). 
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar). 
  7. Raport mjeko ligjor. 
  8. Dëshmi penaliteti. 
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP 
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

 

  1. Formular aplikimi.(SHKARKO)
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës  së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; 
  7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. 

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin e-Albania.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës.

28

Mars 2022