Njoftime

Njoftim për përsëritësit e provimit të shtetit sezoni maj 2021.

Regjistrimi i kandidatëve përëritës për provimin e shtetit të sezonit MAJ 2021 do kryhet në datat 28 – 30 prill 2021, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  1. Formular aplikimi. (SHKARKO)
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës  së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; 
  7. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. 

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin E-Albania.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës. 

22

Prill 2021