Njoftime

Njoftim mbi ndihmës farmacistët

Njoftim mbi ndihmës farmacistët

Mbeshtetur në VKM Nr. 789, datë 22.9.2015 “Për Përcaktimin e Kritereve, Standardeve dhe Procedurave të Programit të Certifikimit për Profesionistë e Shëndetësisë” ku përcaktohet se “procesi i certifikimit të ndihmës farmacistëve fillon nga data 1 janar 2016” dhe cikli i parë 4 vjecar për ndihmës farmacistët përfundon më datë 31.12.2019, meqënëse duhet kohë për përpunimin e të dhënave pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në mbledhjen e datës 23 Dhjetor 2019 të Këshillit Kombëtar, me vendimin Nr. 15, ”Për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës për ndihmës farmacistët” ka vendosur të shtyjë afatit e vlefshmërisë së lejës së ushtrimit të profesionit për nd/farmacistët që ushtrojnë profesionin në agjenci farmaceutike deri më datë 31/03/2020.

30

DHjetor 2019