Njoftime

NJOFTIM MBI VLERËSIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI PRILL 2023 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI XXIV.

  • Njoftohen praktikantët se dorëzimi i dosjeve të praktikës do të kryhet në datën 20 mars 2023. 
  • Provimi i Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  sipas grafikut të  mëposhtëm:

 

Data 03.04.2023 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3849 – 3866

Data 04.04.2023 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3867 – 3885

Data 05.04.2023 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 06.04.2023 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 07.04.2023 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

Data 11.04.2023 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës

 

 

 

Shënim: Përsëritësve do u komunikohet data me e-mail ose nëpërmjet telefonit

 

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit, duhet të kenë me vete kartën e identitetit si dhe mandatin e pagesës (vetëm përsëritësit)

 

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

 

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale


  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit do të kryhet në datat 18 – 20 prill 2023, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen, nga kandidatët që hyjnë  për herë të pare:

 

  1. Formular aplikimi.(SHKARKO)
  2. Fotokopje e kartës  së identitetit. 
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës. 
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP). 
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar). 
  7. Raport mjeko ligjor. 
  8. Dëshmi penaliteti. 
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP 
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës: 

 

  1. Formular aplikimi.(SHKARKO)
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës  së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; 
  7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. 

 

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin e-Albania.

 

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës.

18

Mars 2023
Digital Agency Albaniareal estate saranda