Njoftime

NJOFTIM MBI PEZULLIMIN E DHËNIES SË CERTIFIKATAVE NË FUNKSIONIN E DREJTUESIT TEKNIK

Të nderuar kolegë,

 

Siç ju kemi informuar vazhdimisht, Urdhri i Farmacistëve, në zbatim të misionit që i ngarkon ligji, ka ushtruar mbikëqyrje profesionale në shumicën e subjekteteve farmaceutike.

 

Gjatë mbikëqyrjeve, janë kostatuar raste flagrante të shkeljes së legjislacionit farmaceutik, siç është dhënia ë shërbimit farmaceutik nga persona jo farmacistë.

 

Bazuar në nenin 19 të Statutit të Urdhrit, drejtuesve teknikë të farmacive ku u gjendën shkeljet, iu pezullua kjo e drejtë për një periudhë tre vjeçare.

 

Njëkohësisht vendimet e marra si dhe informacioni mbi fenomenin masiv të dhënies së shërbimit farmaceutik nga persona jo farmacistë, iu dërgua zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse shtetërore. (fatkeqësisht deri më sot, nuk kemi asnjë evidencë që ky fenomen, të jetë marrë seriozisht dhe që të jetë ndërhyre për ti dhënë fund njëhërë e mirë, rrezikimit të jetëvë të njerëzve nga marrja e shërbimit farmaceutik nga persona jo farmacistë)

 

Disa nga drejtuesit teknikë që iu pezullua ky funksion, ushtruan të drejtën e tyre të ankimimit në gjykatë.

 

Gjykatësit nëpërmjet vendimeve të kompromentuara, i konsideruan të paligjshme vendimet per pezullimin e funksionit të drejtuesit teknik, me pretendimin se Urdhri nuk e ka te drejtën me ligj të japë dhe heqë këtë funksion. (ndërkohë që ky proces kryhet që nga viti 2006 dhe asnjë institucion shtetëror nuk e ka vënë në diskutim).

 

Praktikisht vendimet e gjykatësve, të cilat në gjykimin tonë janë të ndikuara nga interesa të caktuara, kanë legjitimuar dhënien e shërbimit farmaceutik nga persona jo farmacistë, në cënim të rëndë të shëndetit të popullatës, sidomos në këtë periudhë pandemie, ku kërkohet më shumë se kurdo, cilësi, siguri dhe vigjilencë.

 

Gjendur përpara kësaj situatë ku gjykata ka dhënë vendime me efekt të menjëhershëm, jashtë çdo logjike dhe arsyeje, (pa pritur të shprehet gjykata e apelit),

 

Këshilli Kombëtar ka vendosur që Urdhri të mos lëshojë më certifikata në funksion e drejtuesit teknik, deri në rregullimin me ligj të këtij funksioni.

 

Për vendimin e marrë janë njoftuar të gjitha institucionet shtetërore, së bashku me kërkesën që të ndërhyjnë menjëhere për zgjidhjen më ligj të kërij ngërçi.

 

Urdhri i Farmacistëve, do i drejtohet KLGJ dhe institucioneve te vetingut për të gjithë gjykatësit, që me vendimet e tyre skandaloze, i dhanë të drejtë cdo personi jo farmacist të shërbejë në farmaci.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, shpreh edhe njëherë respektin dhe vlerësimin më të lartë për të gjithë kolegët që e ushtrojnë profesionin në përputhje të plotë me ligjet dhe normat në fuqi, për rolin që ata po luajnë në vijën e parë të frontit kundër covid 19, profesionalizmin dhe humanizmin që ata po shfaqin çdo ditë.

 

I rikërkojmë institucioneve shtetërore përkatësë, të ndërmarrin të gjitha hapat nevojshme për të bërë ndryshimet e duhura në legjislacion, në mënyrë që shërbimi farmaceutik në farmaci të jepet vetëm nga farmacistët, farmacisti dhe shërbimi farmaceutik të respektohen e të vlerësohen si në çdo vend tjetër në botë dhe të parashikohen ndëshkime të ashpra, për këdo që do guxojë të japë shërbim farmaceutik pa qenë farmacist.

 

Në këtë kohë të vështirë për gjithë globin, të gjitha institucionet duhet të jenë bashkë, të komunikojnë e të bashkëpunojnë për çdo aspekt të përballimit të pandemisë , mbi të gjitha të sigurojmë që shërbimi farmaceutik në farmaci të jepet vetëm nga farmacistët, të eliminohen monopolet, të sigurohet vijueshmëri furnizimi me barna të domomosdoshme, farmacistëve t’u njihet roli i padiskutueshëm në këtë situatë, të mbrohen dhe të mbështeten ata me çdo formë dhe mënyrë.

27

Nentor 2020