Njoftime

Njoftim për provimin e aftësimit praktik, sezoni nëntor 2020 dhe provimin e shtetit, sezoni dhjetor 2020.

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI NËNTOR 2020 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI DHJETOR  2020.

  • Provimi i vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  sipas ndarjes së  mëposhtme:

Data 02.11.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3289 – 3310

Data 03.11.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3311 – 3332

Data 04.11.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3333 – 3354

Data 05.11.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3355 – 3376

Data 06.11.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3377 – 3398

Data 09.11.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3399 – 3420

Data 10.11.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 3421 – 3427 si dhe praktikantët përsëritës

Data 11.11.2020 do të zhvillohet provimi për praktikantët përsëritës 

 (Përsëritësve do u komunikohet grafiku nëpërmjet telefonit)

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit 

Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të gjithë praktikantët duhet të jenë të pajusur me maska si dhe të zbatojnë distancimin fizik.

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

  • Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Dhjetor 2020 do kryhet në datat 12 – 13 nëntor 2020, pranë zyrave të UFSH Tiranë.

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  1. Formular aplikimi. (SHKARKO)
  2. Fotokopje e kartës  së identitetit. 
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës. 
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP). 
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar). 
  7. Raport mjeko ligjor. 
  8. Dëshmi penaliteti. 
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP 
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

  1. Formular aplikimi. (SHKARKO)
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës  së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.                                                                  
  5. Dëshmi penaliteti;                                                                                        
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale; 
  7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  8. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit. 

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të cilin mund ta sigurojnë edhe në portalin E-Albania.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës. 

22

Tetor 2020