Njoftime

Njoftim

Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, ne mbështetje të Ligjit Nr.9150, date 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit të UFSH-së I ndryshuar, si dhe Rregullores se Zgjedhjeve, e ndryshuar,


Këshilli Kombetar në mbledhjen e tij të datës 10.09.2018, me VKK Nr. 2, 3 dhe 4, miratoi grafikun e datatave të caktuara për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të Komisioneve disiplinore të Shkallës së I, anëtarë të Këshillave Rajonale, President dhe Zv/President të tyre, President të UFSH dhe Zv/President të tij.


Zgjedhjet për anëtarë të Komisioneve Disiplinore të Shkallës së I, anëtarë të Këshillave Rajonale, President dhe Zëvendëspresident të tyre, do të zhvillohen në datat e mëposhtme:

 

Nr.

Këshilli Rajonal

D/M/V

1.

Berat

05.10.2018

2.

Dibër

08.10.2018

3.

Durrës

01.10.2018

4.

Elbasan

04.10.2018

5.

Fier

02.10.2018

6.

Gjirokastër

05.10.2018

7.

Korçë

04.10.2018

8.

Kukës

08.10.2018

9.

Lezhë

06.10.2018

10.

Shkodër

06.10.2018

11.

Tiranë

29.09.2018

12.

Vlorë

02.10.2018

 

Zgjedhjet për Presidentin dhe Zëvendëspresidentin e UFSH-së, do të zhvillohen, më datë 12 Tetor 2018.

 

Të gjithë anëtarët e UFSH që kanë dëshirë të kandidojnë për anëtar të Komisioneve Disiplinore të Shkallës së I, anëtarë të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të UFSH, duhet të dorëzojnë brenda datës 17 shtator 2018 dokumentacionin e mëposhtëm:


-      Formular kandidimi (shkarko këtu)

-      Cv (vetëm për kandidatët për President dhe Zv. President)

-      Kopje e ID

-      Kopje e lejës së ushtrimit të profesionit të lëshuar nga UFSH


Dokumentacioni për kandidatët për anëtar të Komisioneve Disiplinore të Shkallës së I, anëtarë të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të Këshillave Rajonalë, të dorëzohet pranë Këshillave Rajonalë.

 

Dokumentacioni për kandidatët për anëtar të Komisioneve Disiplinore të Shkallës së I Tiranë, anëtarë të Këshillit Rajonal Tiranë, President dhe Zv. President të Këshillit Rajonal Tiranë, për President dhe Zv. President të UFSH, të dorëzohet pranë Zyrave Qendrore të UFSH-së.

 

Zyra UFSH


10

Shtator 2018