Njoftime

Aktivitetin Shkencor profesional me titull "Kërkimi Shkencor dhe Menaxhimi i barnave"

Të nderuar kolegë!

Më datë 25 Nëntor 2020, Fakulteti i Shkencave Mjekësore në “Albanian University”, Departamenti i Farmacisë, në bashkëpunim me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë, organizojnë aktivitetin Shkencor profesional me titull "Kërkimi Shkencor dhe Menaxhimi i barnave".

Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Albanian University. Aktiviteti është i akredituar nga QKEV për profesionistët farmacistë me 6 kredite dhe do të zhvillohet në përputhje dhe në respektim të plotë të masave dhe protokolleve të Covid-19.

Trajnimi është i hapur për të gjithë profesionistët që duan të thellojnë njohuritë dhe të aktualizohen me të rejat e fundit të fushës në kushtet e reja të diktuara nga Pandemia COVID-19.

Aktiviteti zhvillohet përkundrejt një pagese prej 2000 lekë të reja.

Për regjistrime dhe informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në nr e telefonit: 0695115157, 0699307330.

Ju mirëpresim!

24

Nentor 2020