Evente

Procesi i fiskalizimit dhe zbatimi në praktikë në sektorin farmaceutik

Të nderuar kolegë!

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, aktivitetin me titull: “Procesi i fiskalizimit dhe zbatimi në praktikë në sektorin farmaceutik”.

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 6 deri më 10 maj 2021 dhe është në proces akreditimi për 3 kredite.

Për informacione të mëtejshme do të njoftoheni në mënyrë periodike.

Ky aktivitet ofrohet falas për anëtarët e UFSH-së, por pjesëmarrësit në këtë aktivitet, të cilët duhet të kenë likujduar kuotizacionet ndaj UFSH, deri në muajin Prill 2021 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të regjistrimit). Për pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH-së, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 500 lekë (të reja), prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Google Classroom, prandaj duhet të jeni të pajisur me një adresë “gmail” dhe të bëni regjistrim paraprak në link-un e mëposhtëm nga data 03 maj deri më datë 05 maj 2021:
Klikoni këtu për tu regjistruar!

6

Maj 2021