Evente

Konferenca "Menaxhimi i Semundjeve Kronike Imunologjike. Roli Mjek - Farmacist"

Të nderuar kolegë,


Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë me mbështetjen e përfaqësisë farmaceutike NOVARTIS, në datë 27 korrik 2020, ora 14:00 – 18:30, do të organizojë Konferencën online me titull "Menaxhimi i sëmundjeve kronike imunologjike, Roli Mjek- Farmacist”. Konferenca do të zhvillohet në platformën Microsoft Teams. Për shkak të formatit online të Konferencës, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar, 300 pjesëmarrës.
Të gjithë farmacistët/ndihmës farmacistët, anëtarë të UFSH-së, të interesuar për të ndjekur këtë Konferencë, duhet të rregjistrohen në link-un e mëposhtëm brenda datës 20 korrik 2020. Pas regjistrimit të gjithë pjesëmarrësit do të kontaktohen paraprakisht me email nga bashkëorganizatorët ku do iu jepen udhëzimet përkatëse si dhe do t’ju merret aprovimi për aksesimin në platformë. Konferenca është në proçes akreditimi për 4 kredite.

Shënim: Duke qenë se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ju lutemi kolegëve të cilët nuk kanë mundësi apo interes për të ndjekur Konferencën, të mos regjistrohen në mënyrë që të mos i heqin mundësinë një kolegu i cili e ka të nevojshme marrjen e krediteve. Në momentin që numri i pjesëmarrësve do të plotësohet, nuk do të pranohen më regjistrime.

Programi i Konferencën do të publikohet në ditët në vijim. Pjesëmarrësit do të marrin kredite në varësi të orëve që do të ndjekin, hyrja dhe dalja nga platforma regjistrohet, prandaj do t’ju kërkonim ta ndiqnit atë deri në fund, për të marrë numrin e plotë të krediteve.

Linku për regjistrim (KLIKO)

27

Korrik 2020