Evente

Aktivitet me titull, “Farmacisti dhe përkujdesja në kushtet e pandemisë COVID – 19; Udhëzimet e FIP-it”

Në kuadër të proçesit të edukimit në vazhdim, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në datë 09 qershor 2020, do të organizojë online aktivitetin me titull “Farmacisti dhe përkujdesja në kushtet e pandemisë COVID – 19; Udhëzimet e FIP-it”. Aktiviteti është në proçes akreditimi për 6 kredite. Të gjithë farmacistët/ndihmës farmacistët, anëtarë të UFSH-së, të interesuar për të ndjekur këtë aktivitet, duhet të rregjistrohen në link-un e mëposhtëm brenda datës 7 qershor 2020.
Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Google Classroom, prandaj është e detyrueshme të keni ose të krijoni një adresë emaili në “gmail” dhe më tej të pranonin ftesën e cila do ju vijë nga adresa edukimnevazhdim@ufsh.org.al, brenda orës 12:00, të datës 09.06.2020.

Kujtesë!
Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në ligjin “Për kujdesin shëndetësorë në RSH”, të gjithë farmacitët të cilët e ushtrojnë profesionin, duhet të mbledhin 15 kredite për çdo vit. Kjo kujtesë vlen veçanërisht për të antrësuarit gjatë muajit qershor 2019 të cilët plotësojnë vitin e parë të ushtrimit të profesionit.

(Regjistrohu)

9

Qershor 2020