Evente

Aktivitet me titull, “Aspekte praktike të punës në farmaci”

Të nderuar kolegë!

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë pranë Qendrave të Telemedicinës në të gjitha rajonet, një aktivitet me titull “Aspekte praktike të punës në farmaci” në proces akreditimi për 6 kredite. Në mënyrë që të gjithë farmacistët të kenë mundësi të përfitojnë minimumin e detyrueshëm të krediteve për vitin 2019, ky aktivitet do të përsëritet për rajonin e Tiranës 8 ditë (të njëjtat tema) dhe për të gjitha rajonet e tjera 4 ditë (të njëjtat tema) sipas shpërndarjes së mëposhtëme nga ora 08:00 – 14:00.

Datë  10, 11, 12, 13 Dhjetor  Tiranë (videoleksion) me transmetim në: Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër,  Sarandë. 

Datë  23, 24, 26, 27 Dhjetor  Tiranë (videoleksion) me transmetim në: Kukës, Dibër, Tropojë, Lezhë, Durrës, Shkodër

Të gjithë anëtarët e Tiranës janë të lutur të rregjistrohen praraprakisht në linkun e mëposhtëm ,vetëm në njërën prej datave, për të rezervuar në ditën kur dëshirojnë të marin pjesë pasi pjesëmarrja është e limituar (100 pjesëmarrës secila ditë)

Rezervime

26

DHjetor 2019