Evente

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020 - Pjesa

Të nderuar kolegë!

 

Urdhri Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020 – Pjesa 2”. 

Aktiviteti do tëzhvillohet nga data 18 deri më 23 dhjetor 2020 dhe është në proces akreditimi për 6 kredite. Për informacione të mëtejshme do të njoftoheni në mënyrë periodike.

Pjesemarrësit në këtë aktivitet, anëtarë të UFSH, duhet të kenë likujduar kuotizacionet vjetore ndaj UFSH, për vitin 2020 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit tëregjistrimit). Për pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH-së, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 1000 lekë (të reja), prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Google Classroom, prandaj duhet të jeni të pajisur me një adresë “gmail” dhe të bëni regjistrim paraprak në linkun e mëposhtëm nga data 14 deri më datë 16 dhjetor 2020:

Farmacistët anëtarë aktiv që janë regjistruar dhe kanë ndjekur aktivitetin “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020 – Pjesa 1” të regjistrohen në link-un:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdXf3QycX6Oc9P__YCacr10o7gwTU88Bx0iEshRggrbqqpOXA/viewform

Farmacistët qënuk janë regjistruar dhe nuk kanë ndjekur aktivitetin “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020 – Pjesa 1” si dhe farmacistët anëtarë pasiv (që kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH) të regjistrohen në link-un:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfhkB0iL4RYJ-KonCJ_W70jb5Od8kbXKXyxXBjWgl5x3L-0jA/viewform

 

18

DHjetor 2020