Evente

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020”.

Të nderuar kolegë!

 

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020”. 

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 1 deri më datë 7 dhjetor 2020 dhe është në proces akreditimi për 6 kredite. Për informacione të mëtejshme do të njoftoheni në mënyrë periodike.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, anëtarë të UFSH, duhet të kenë likujduar kuotizacionet vjetore ndaj UFSH, për vitin 2020 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të rregjistrimit). Për pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH-së, por duan të ndjekin këtë aktivitet, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 1000 lekë (të reja), prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Google Classroom, prandaj duhet të jeni të pajisur me një adresë “gmail” dhe të bëni rregjistrim paraprak në linkun e mëposhtëm nga data  19 deri më datë 26 nëntor 2020:

https://docs.google.com/forms/d/1pLSKQguDTLppi0bVN4xBMotnhnug3aUeLOLng6RkLuU

5

DHjetor 2020