Njoftime

Shkresa drejtuar Agjencise Kombetare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË URDHRI I FARMACISTËVE KËSHILLI KOMBËTAR

Drejtuar: Znj. Alma Skënderaj (Kovi)
Drejtor i Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

E nderuar Znj. Skënderaj,

Duke u bazuar në nenin 3 pika 2 të Ligjit 9150 date 30/10/2003, Për Urdhrin e Farmacistëve në RSH, citojmë: “Urdhri i Farmacistëve mbron farmacistët nga veprimet arbritrare të administratës publike ose private për ushtrimin e profesionit” , marrim shkas për tju përcjellë shqetësime të bëra me dije nga antarësia jonë në të gjitha rajonet e vendit. Këto probleme lidhen drejtperdrejt me punonjës të institucionit që ju drejtoni, konkretisht me punonjës të grupeve të inspektimit.

Shqetësimi i përgjithshëm i antarësisë sonë ka konsistuar në:

1 Mungesë e theksuar etike e inspektorëve tuaj gjatë komunikimit me farmacistë në subjekte të ndryshme farmaceutike.
2. Krijimin prej tyre të një situate terrori gjatë ushtrimit të kontrollit e cila shoqërohej dhe me veprime sic janë lëvizje nga vendi të objekteve të ndryshme që ka farmacia psh, tavolina, rafte, divane etj.
3. Imponim të mbylljes së aktivitetit në momentin e ushtrimit të kontrollit .
4.Kontroll të sendeve personale (canta, kuleta, xhepa përparsesh, sirtare ku mbahen lekët) e cila përbën shkelje ligjore pasi veprime të tilla kryhen vetëm me leje të posacme dhe për arsye të posacme nga organet kompetente.

Mendojmë se këto problematika të parqitura mund të favorizohen dhe nga fakti që në këto grupe kontrolli ka edhe persona të cilët nuk janë të profesionit farmacist dhe duke pasur parasysh specifikat që ka sistemi farmaceutik nuk mundet që një profesionist i një fushe tjetër të kontrollojë një profesionist farmacist.

Në gjykimin tone, duke shpresuar dhe në gjetjen e një fryme bashkëpunimi, të tëra këto shqetësime të përcjella duhet të gjejnë një zgjidhje, ndaj po i’u drejtohemi ju që duke përdorur tagrin e drejtuesit të institucionit t’i zgjidhni këto problem në mënyrë sa më profesionale.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

PRESIDENTE
Diana  TOMA

8

Tetor 2015