Njoftime

Provimi i certifikimit për farmacistët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimin e ciklit të parë

Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se në datë 6 Tetor 2016 zhvillohet provimi i Certifikimit për farmacistët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimin e ciklit të parë të Programit të Certifikimit 2010 - 2014. Provimi do të zhvillohet pranë Universitetit të Mjekësisë (Departamenti Farmacisë) në orën 09:00.

Pjesëmarrësit në provim duhet:

  1. Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj:
  2. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit
  3. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit.
Për informacione të mëtejshme mund të interesoheni pranë Zyrave Qëndrore të Qëndrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim.

http://www.qkev.gov.al/sq/te-reja/te-reja

30

Shtator 2016