Njoftime

OFERTË PËR KRYERJE TË AUDITIMIT PROCEDURIAL DHE FINANCIAR TË UFSH

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

URDHRI I FARMACISTËVE

KËSHILLI KOMBËTAR

OFERTË PËR KRYERJE TË AUDITIMIT PROCEDURIAL

DHE FINANCIAR TË UFSH

Drejtuar:          Subjektit të interesuar

 

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, ent publik i krijuar me ligjin Nr.9150 datë 30.10.2003 kërkon të kryejë një procedurial dhe financiar për periudhën 01.01.2015 - 31.12.2016.

Fondi limit i përcaktuar për këtë auditim është në vlerën e 400 000 lek.

Procesi i auditimit për këtë periudhë do të mbështetet në realizimin e procedurave të mëposhtme për zërat e pasqyrave financiare si mëposhtë:

Bilanci kontabël

-      Aktivet afatshkurta

1.   Aktive monetare në Bankë (gjendja financiare e bankave deri më 31.12.2016, krahasim ndërmjet gjendjes fizike dhe gjendjes së bankave të regjistruara në regjistrin kontabël, konfirmimi nga Bankat për gjendjen e tyre)

2.   Aktive monetare në arkë (gjendja e arkës deri më 31.12.2016 dhe menaxhimi i saj sipas akteve ligjore në fuqi)

3.   Llogaritë e arkëtueshme

4.   Inventarët (Inventari fizik dhe analizimi i llojit të përdorur; krahasimi i inventarit në çelje, inventarit të shitur dhe inventarit në fund, ndërmjet gjendjes së tyre fizike me gjendjen e rregjistruar në program, gjendja e magazinës)

5.   Aktivet afatgjata (Aktive financiare; aktivet material, inventarizimi I aktiveve gjëndje në UFSH deri më 31.12.2016)

6.   Detyrimet afatshkurta (llogaritë e pagueshme nga furnitorët , krahasim të gjendjes së furnitorëve në programin kontabël dhe gjendjes së tyre të konfirmuar nga ato në letrat e konfirmimeve; krahasimi i detyrimeve ndaj punonjësve (TAP, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore) ndërmjet vlerave të deklaruara në sistemin online të tatimeve dhe vlerave të regjistruara në programin kontabël; krahasimi i detyrimeve të tjera tatimore, ndërmjet vlerave të deklaruara në sistemin online të tatimeve dhe vlerave të rregjistruara në programin kontabël)

7.   Detyrimet afatëgjata

-      Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve

1.   Të Ardhurat (Krahasimi ndërmjet nivelit të të ardhurave të deklaruara dhe shpenzimeve të rregjistruara në programin kontabël)

2.   Shpenzimet operative (Analiza grafike mujore e shpenzimeve)

3.   Shpenzimet e pagave (Analizë e kontratave të punës; rillogaritje e pagave; analizë grafike e shpenzimeve të pagave; krahasimi ndërmjet totalit të shpenzimeve të pagave dhe sigurimeve të deklaruara në sistemin online të tatimeve me totalin e shpenzimeve të pagave dhe sigurimeve të rregjistruara në programine kontabël)

4.   Shpenzimet e amortizimit (llogaritje e shpenzimeve të amortizimit dhe krahasimi me shpenzimet e rregjistruara në programin kontabël)

5.   Shpenzimet e qirasë si dhe shpenzime të tjera.

-      Auditim i dosjeve të antërëve të UFSH-së për periudhën 01.01.2015-31.12.2016, nëse regjistrimi I këtyre anëtarëve është bërë në përputhje me ligjin dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

-      Auditim i veprimtarisë proceduriale të UFSH në përputhje me ligjin dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Ju lutem të paraqisni ofertën tuaj në lidhje me kërkesën tonë brenda datës 24.11.2017 ora 14:00.

Oferta duhet të dërgohet në zarf të mbyllur pranë zyrave të UFSH-së në adresën:

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë

Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tiranë

 

PRESIDENTE

Diana TOMA

20

Nentor 2017