Njoftime

NJOFTIM PËR VLERESIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, MARS 2019 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI MAJ 2019

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, MARS 2019 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI MAJ  2019.

 

·         Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 21 Mars 2019.

·         Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP  në mënyrë  të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 21 Mars 2019 kërkesën dhe mandatin e pagesës.      

·         Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  nga data 27 – 29 Mars 2019, sipas ndarjes së  mëposhtme:

Data 27.03.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2920 – 2945

Data 28.03.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2946 – 2970

Data 29.03.2019 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2971 – 2997

si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Praktikantët që i nënshtrohen VAP, duhet të paraqiten në orën 8:00 në ditën e provimit si dhe duhet të kenë me vete kartën e identitetit

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale


·         Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Maj 2019 do kryhet nga data 03 – 05 Prill 2019, pranë zyrave të UFSH Tiranë.


Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:

1.    Formular aplikimi.(Shkarko)

2.    Fotokopje e kartës  së identitetit.

3.    Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.

4.    Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.

5.    Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).

6.    Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).

7.    Raport mjeko ligjor.

8.    Dëshmi penaliteti.

9.    Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.

10. Mandat pagesa në llogari të AKP

11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).


Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

1.    Formular aplikimi.(Shkarko)

2.    Fotokopje e diplomës universitare

3.    Fotokopje e kartës  së identitetit.

4.    Raporti mjeko-ligjor.                                                            

5.   Dëshmi penaliteti;                                                                                            

6.    Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;    

7.    Mandat pagesa në llogarinë e AKP

8.    2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).


Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit.

Kandidatët  për t’u regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Kandidatët që janë diplomuar në ish Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së diplomës, lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

 

 

 

11

Mars 2019