NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, TETOR 2018 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR – DHJETOR 2018.
NJOFTIM PËR
PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, TETOR 2018 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI NËNTOR
– DHJETOR 2018.
·
Afati i fundit i dorëzimit
të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik
(VAP) është data 12 Tetor 2018.
·
Praktikantët që i
nënshtrohen provimit të VAP në mënyrë të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës
12 Tetor 2018 kërkesën dhe mandatin e pagesës.
·
Provimi i aftësimit
praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH, nga data 15 – 19 Tetor 2018, sipas ndarjes së mëposhtme:
Data 15.10.2018
do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2721 – 2761
Data 16.10.2018
do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2762 – 2801
Data 17.10.2018
do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2802 – 2841
Data 18.10.2018
do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2842 – 2882
Data 19.10.2018
do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2883 – 2919 si dhe
praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.
Praktikantët që i
nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e
identitetit
Pyetjet
orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:
http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale
·
Regjistrimi i
kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Nentor - Dhjetor 2018 do kryhet
nga data 22 – 23 Tetor 2018, pranë zyrave të UFSH Tiranë.
Dokumentat që duhet të dorëzohen nga
kandidatët që hyjnë për herë të parë për
tu regjistruar për provim shteti janë:
1.
Formular aplikimi. (SHKARKO)
2.
Fotokopje e kartës së identitetit.
3.
Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare
dhe listës së notave.
4.
Fotokopje e noterizuar e suplementit të
diplomës.
5.
Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën
profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të
VAP).
6.
Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë (
lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
7.
Raport mjeko ligjor.
8.
Dëshmi penaliteti.
9.
Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është
në ndjekje penale.
10. Mandat pagesa në
llogari të AKP
11. 2 ( dy )
fotografi ( format pasaporte).
Dokumentat që duhet të dorëzohen nga
kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti janë:
1.
Formular aplikimi.
2.
Fotokopje e diplomës universitare
3.
Fotokopje e kartës së identitetit.
4.
Raporti mjeko-ligjor.
5.
Dëshmi penaliteti;
6.
Vërtetim nga prokuroria e
rrethit që nuk është për ndjekje penale;
7.
Mandat pagesa në llogarinë
e AKP
8.
2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).
Shënim: Raporti
mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë
të lëshuara gjatë tre muajve të fundit.
Kandidatët për t’u regjistruar duhet të paraqesin
detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve.
Kandidatët që janë diplomuar në ish
Universitetin “Kristal” duhet të paraqesin vërtetimin e vlefshmërisë së
diplomës, lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.