Njoftime

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI PRILL 2018 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI MAJ 2018.

NJOFTIM PËR PROVIMIN E AFTËSIMIT PRAKTIK, SEZONI PRILL 2018 DHE PROVIMIN E SHTETIT, SEZONI MAJ 2018.

Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 03 Prill 2018.

  • Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP në mënyrë  të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 03 Prill 2018 kërkesën dhe mandatin e pagesës.
  • Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH, në datat  4 - 5 Prill 2018, sipas ndarjes së  mëposhtme:

Data 04 Prill do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2627 – 2672

Data 05 Prill do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2673 – 2711

si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara si kërkesa për ritestim, mandati i pagesës etj gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale


Shënim:  Në datat 29, 30, 31 Mars 2018, zyrat e Urdhrit nuk do ofrojnë shërbime për arsye të angazhimit në Konferencën e V Farmaceutike.


Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Maj 2018 do kryhet në datat 6, 10,  11 Prill 2018 pranë zyrave të UFSH Tiranë.

Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:


  1. Formular aplikimi. (Kliko këtu)
  2. Fotokopje e kartës së identitetit.
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.
  4. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.
  5. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).
  6. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).
  7. Raport mjeko ligjor.
  8. Dëshmi penaliteti.
  9. Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.
  10. Mandat pagesa në llogari të AKP
  11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).


Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:


  1. Formular aplikimi.(Kliko këtu)
  2. Fotokopje e diplomës universitare
  3. Fotokopje e kartës së identitetit.
  4. Raporti mjeko-ligjor.
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;
  7. Mandat pagesa në llogarinë e AKP
  8. 2 ( dy) fotografi (format pasaporte).

Shënim: Raporti mjeko-ligjor, vërtetimi nga prokuroria dhe dëshmia e penalitetit duhet të jenë të lëshuara gjatë tre muajve të fundit.

Kandidatët  për tu regjistruar duhet të paraqesin detyrimisht dëshminë e penalitetit, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

15

Mars 2018