Njoftime

NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE PËR SEZONIN KORRIK – TETOR 2018

Rregjistrimet  për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Korrik - Tetor 2018 do kryhen gjatë periudhës 10 - 16 Korrik 2018.

 

Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.

Praktikantër  për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:


  1. Kërkesë (Shkarko)
  2. Vetëdeklarim (Shkarko)
  3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale (Shkarko)
  4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
  5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  6. Fotokopje e kartes së identitetit;
  7. Raport mjeko-ligjor
  8. Fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë;
  9. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);

10.  Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.

 

Dokumentacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

 

Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.

Kontakt: kryeinspektor@ufsh.org.al

20

Qershor 2018