Njoftime

NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE PËR SEZONIN KORRIK – TETOR 2017

Njoftim per regjistrim per kryerjen e Praktikes Profesionale për sezonin KORRIK   –  TETOR  2017

 

Rregjistrimet  për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Korrik – Tetor 2017 do kryhen gjatë periudhës 10 - 17 Korrik 2017.

 

Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune. Orari i kryerjes së praktikës është 800 -1400. Një farmacist drejton vetëm një praktikant.

Praktikantër  për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:


  1. Kërkesë
  2. Vetëdeklarim
  3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
  4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
  5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  6. Fotokopje e kartes së identitetit;
  7. Raport mjeko-ligjor
  8. Fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë;
  9. Tre (3) fotografi detyrimisht në formatin 3x3.5 cm;

         10.  Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë          bankës BKT.

 

Dokumentacioni i kërkuar në pikat 1, 2 dhe 3 gjendet në faqen zyrtare http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

 

Praktikanti duhet të paraqitet personalisht për tu regjistruar.

Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.

Kontakt: praktika@ufsh.org.al

28

Qershor 2017