Njoftime

Njoftim per regjistrim per kryerjen e praktikes profesionale për sezonin dhjetor 2016 - mars 2017

Rregjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Dhjetor 2016 – Mars 2017 do kryhen gjatë periudhës 15-22 Dhjetor 2016.

Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune.

Praktikantër për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:

  1. Kërkesë

  2. Vetëdeklarim

  3. Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale

  4. Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
  5. Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  6. Fotokopje e kartes së identitetit;
  7. Raport mjeko-ligjor
  8. Fotokopje e plan-vendosjes së farmacisë;
  9. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
  10. Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
    Dokumentacioni i kërkuar gjendet në faqen zyrtare
    http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale
    Praktikanti duhet të paraqitet personalisht për tu regjistruar.

Rregullore prektike:



Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al

18

Nentor 2016