Njoftime

Njoftim per aktivitetin e dhjetorit 2016

Të nderuar kolegë,

në datat 21 dhe 22 Dhjetor 2016, në kuadrin e aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim, UFSH do të organizojë në ambientet e “Telemjekësisë” pranë Spitalit Pedriatik Tiranë, si edhe në sallat e ‘’Telemjekësisë’’ që ndodhen pranë spitaleve rajonale në: Durrës, Kukës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Elbasan, Fier,Vlorë, Korcë, Gjirokastër, Sarandë, Berat; aktivitetin me temë :

‘’Zhvillimet teknologjike, inovacionet në monitorimin terapeutik dhe sfidat në trajtimet farmaceutike të diagnozave’’

Aktiviteti është në proces akreditimi per 12 kredite , 6 per ditën e parë dhe 6 per ditën e dytë dhe do të ofrohet pa pagesë për farmacistët.

Shënim: Aktivitetin mund të ndiqet vetëm në njërën ditë ose të dyja ditët, kreditet do të përfitohen respektivisht 6 ose 12.

Ky është aktiviteti i fundit që UFSH-ja organizon për vitin 2016, prandaj iu tërheqim vëmendjen të gjithë kolegëve që nuk kanë përmbushur numrin e domosdoshëm të krediteve të ndjekin këtë aktivitet.

Aktiviteti do zhvillohet nga ora 9:00 – 15:30.

Orari i regjistrimit 8:30-9:00.

7

DHjetor 2016