Njoftime

Njoftim mbi praktiken profesionale dhe provimin e shtetit

·         Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve dhe i regjistrimit për provimin e vlerësimit të aftësimit praktik (VAP) është data 22 Mars 2017.

·         Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP  në mënyrë  të përsëritur, duhet të paraqesin brenda datës 22 Mars 2017 kërkesën dhe mandatin e pagesës.

·         Provimi i aftësimit praktik (VAP) do të organizohet në ambjentet e UFSH,  nga data 03 – 05 Prill 2017, sipas ndarjes së  mëposhtme:

 

Data 03.04.2017 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2284 – 2321

Data 04.04.2017 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2322 – 2359

Data 05.04.2017 do të zhvillohet provimi për praktikantët me numër dosje 2360 – 2396 si dhe praktikantët që e kanë kryer praktikën në periudha të mëparshme.

Praktikantët që i nënshtrohen provimit të VAP, ditën e provimit duhet të kenë me vete kartën e identitetit

Pyetjet orientuese të VAP si dhe informacione më të zgjeruara gjenden në faqen zyrtare:

http://www.ufsh.org.al/membership/praktika-profesionale

 

·         Regjistrimi i kandidatëve për provimin e shtetit të sezonit Maj 2017 do kryhet nga data 06 – 10 Prill 2017 pranë zyrave të UFSH Tiranë.

 

  • Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët që hyjnë  për herë të parë për tu regjistruar për provim shteti  janë:

1.    Formular aplikimi. (Shkarko KETU)

2.    Fotokopje e kartës  së identitetit.

3.    Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare dhe listës së notave.

4.    Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës.

5.    Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale ( lëshuar nga UFSH në momentin e kalimit me sukses të provimit të VAP).

6.    Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë ( lëshuar nga Kryqi Kuq Shqiptar).

7.    Raport mjeko ligjor.

8.    Dëshmi penaliteti.

9.    Vërtetim nga prokuroria e rrethit qe nuk është në ndjekje penale.

10. Mandat pagesa në llogari të AKP

11. 2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

 

 

  • Dokumentat që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës për tu regjistruar për provim shteti  janë:

 

1.    Formular aplikimi. (Shkarko KETU)

2.    Fotokopje e diplomës universitare

3.    Fotokopje e kartës  së identitetit.

4.    Raporti mjeko-ligjor.                                                                 

5.    Dëshmi penaliteti;                                                                                       

6.    Vërtetim nga prokuroria e rrethit që nuk është për ndjekje penale;

7.    Mandat pagesa në llogarinë e AKP

8.  2 ( dy ) fotografi ( format pasaporte).

7

Mars 2017