Njoftime

Marrëveshje bashkepunimi

Ne datë 5 dhe 6 Nëntor në Sarajevë Presidentja e UFSH mori pjesë në një takim me urdhrat rajonalë të farmacistëve respektivisht Bosnja, Sllovenia, Kroacia, Mali i ZI, Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia të cilet u mblodhën dhe firmosën një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje konsiston në hartimin e përbashket të planeve reformuese në fushën e farmaceutikës, për përmirësimin dhe mbrojtjen e profesionit të farmacistit, në dobi të nevojave profesionale dhe personale të farmacistëve, për sigurimin e kushteve dhe përqasje te organizuar të farmacistëve ndaj institucioneve të BE, ndaj autoriteteve të vendeve të tyre, ndaj urdhërave rajonal dhe të Evropes, ndaj shoqatave farmaceutike të rajonit dhe të BE si dhe ndaj shoqatave të tjera Europiane apo botërore të cilat kanë lidhje me farmaceutiken.

Vendet anëtare të kesaj marrëveshje pranojnë pavarësine dhe autonominë e shoqatave të tyre profesionale të farmacistëve, të cilat në përmbushje të qëllimit dhe kompetencave të tyre publike, të rregulluara nëpërmjet ligjit dhe statutit, do të vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në liri dhe pavarësi të plotë, dhe që marreveshja që ata nenshkruan nuk do ti kufizojë ata në asnjë mënyrë.

Gjithashtu në këtë takim Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë krijoi kontakte me grupin parlamentar të farmacistëve në Parlamentin Europian si dhe bëri kerkesë formale për aderim në këtë organizëm.

10

Nentor 2015