Njoftime

KËRKESË PËR OFERTË PËR KRYERJE TË AUDITIMIT PROCEDURIAL DHE FINANCIAR TË UFSH

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

URDHRI I FARMACISTËVE

KËSHILLI KOMBËTAR

                                                                                                                                                                                                Tiranë, më 31/05/2019

OFERTË PËR KRYERJE TË AUDITIMIT PROCEDURIAL

DHE FINANCIAR TË UFSH

Drejtuar:         Subjektit të interesuar

 

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, ent publik i krijuar me ligjin Nr.9150 datë 30.10.2003 kërkon të kryejë një auditim procedurial dhe financiar për periudhën 01.01.2015 - 31.12.2018.

Fondi limit i përcaktuar për këtë auditim është në vlerën e 800 000 lek pa TVSH.

Procesi i auditimit për këtë periudhë do të mbështetet në realizimin e procedurave të mëposhtme për zërat e pasqyrave financiare si mëposhtë:

Bilanci kontabël

-      Aktivet afatshkurta

1.      Aktive monetare në Bankë

2.      Aktive monetare në arkë

3.      Llogaritë e arkëtueshme

4.      Inventarët

5.      Aktivet afatgjata

6.      Detyrimet afatshkurta

7.      Detyrimet afatëgjata

-      Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve

1.      Të Ardhurat

2.      Shpenzimet operative

3.      Shpenzimet e pagave

4.      Shpenzimet e amortizimit

5.      Shpenzimet e qirasë si dhe shpenzime të tjera.

-      Auditim i dosjeve të anëtarëve të UFSH-së për periudhën 01.01.2015-31.12.2018.

-      Auditim i veprimtarisë proceduriale të UFSH në përputhje me ligjin dhe aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Ju lutem të paraqisni ofertën tuaj në lidhje me kërkesën tonë brenda datës 10.06.2019 ora 14:00.

Afati kohor per hapjen e ofertave: datë 10.06.2019, ora 14:00, pranë zyrave të UFSH-së

Oferta duhet të dërgohet në zarf të mbyllur pranë zyrave të UFSH-së në adresën:

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë

Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tiranë

 

 

PRESIDENTE

Diana TOMA

31

Maj 2019