Evente

KONFERENCA E V FARMACEUTIKE

KONFERENCA E V FARMACEUTIKE

Të nderuar kolegë,
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe Departamentin e Farmacisë pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, organizojnë: 
KONFERENCËN E V FARMACEUTIKE “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”
Konferenca do të zhvillohet në datat 29, 30, 31 Mars 2018, në ambientet e Hotel Tirana International. Konferenca është në proces akreditimi për 18 kredite, për:
- Farmacistë
- Ndihmës farmacistë
Në Konferencë do të ketë pjesëmarrje nga lektorë vendas dhe të huaj.
Regjistrimet do kryhen çdo ditë nga ora 8:00 – 9:00
Për të marrë pjesë në këtë konferencë, të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm, si dhe të kryejnë pagesën, si më poshtë:
Formulari i aplikimit

Pagesa:
Për pjesëmarrësit anëtarë të UFSH - 3500 Lekë
Për pjesëmarrësit jo anëtarë të UFSH - 50 Euro
Në pagesë përfshihet:
- Pjesëmarrja në konferencë
- Materialet e konferencës
- Darka Gala e datës 31 Mars, tek “Stela Resort”
Pagesa do kryhet në Nr. e llogarisë së UFSH pranë bankës BKT; 
- Në Lekë: 69623 
- Në Euro: 401069623
Pagesat dhe konfirmimi duhet te kryhen deri në datën 19 Mars 2018.

Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni në numrat e telefonit të UFSH:
+355 (4) 2264980
+355 (4) 2435063
ose në adresën e emailit: edukimnevazhdim(at)ufsh.org.al

Ju Mirëpresim!

30

Mars 2018