Evente

Konferenca e 4 Farmaceutike - Dita 2

Urdhri I Farmacistëve të Shqipërisë ka nderin të ftojë farmacistë, mjekë, ndihmës farmacistë dhe profesionistë të fushave të tjera mjekësore, të jenë pjesëmarrës në Konferencën e IV Farmaceutike, me pjesëmarrje ndërkombëtare “10 VJET UFSH”, që do të zhvillohet në datat 27 dhe 28 Tetor 2016, në ambjentet e Hotel Tirana Internacional, në sallën “Akernia”.



Kjo konferencë është në proces akreditimi për 10 kredite, për:



  • Farmacistë,
  • Ndihmës farmacistë
  • Mjekë.

Kryetare e Komitetit Shkencor dhe Organizativ
Presidente e UFSH-së Diana Toma





Komiteti Shkencor I Konferencës:


Prof. Dr. Ledjan Malaj

Prof. Dr. Suela Kellici

Prof. Dr. Vilma Papajani

Prof. Asoc. Brunilda Myftari

Prof. Asoc. Ela Hoti

Prof. Asoc. Entela Haloci

Prof. Asoc. Mirela Miraci

Prof. Asoc. Zehadin Gashi

Dr. Shk. Enver Mustafaj

Dr. Shk. Ridvan Nepravishta

Dr. Shk. Vigan Saliasi

Dr. Shk. Ilir Pecnikaj

Dr. Shk. Edita Alili-Idrizi

Dr. Shk. Erjon Troja

Dr. Shk. Iris Hoxha

Dr. Shk. Klejda Harasani

Dr. Shk. Linda Matua
Komiteti Organizativ:



Administrata e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë



Vigan Saliasi

Dëfrim Goma

Artemon Cukalla

Mirsie Doka

Alketa Bërdalli

Ina Pasho

Pranvera Rroko



Koordinatore e Komitetit Shkencor:



Ina Pasho





Në konferencë do të ketë pjesëmarrje nga lektorë vendas dhe të huaj.



Lektorë të ftuar:



Prof. Dr. Maurizio Paci, Universiteti I Romës “Tor Vergata”, Itali.

Prof. Dr. Bistra Angelovska, Presidente e Odës Farmaceutike të Maqedonisë

Prof. Asoc. Esra Tatar, Lektore, Fakulteti I Farmacisë, Universiteti i Marmarës,Turqi

Prof. Asoc. Zehadin Gashi, President i Odës së Farmacistëve të Kosovës

Dr. Ridvan Nepravishta, Urdhri i Farmacistëve të Romës

Dr. Elena Caparelli, Kërkim shkencor dhe Përgjegjëse Laboratori, Biofordrug srl, Bari, Itali

Dr. Flavia La Forgia, Kërkim dhe Zhvillim, Farmalabor, Canosa di Puglia

M. Sc. Zahida Binakaj, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve të Bosnjës dhe Hercegovinës




Orari i regjistrimit:



Dita e I-rë, datë 27 Tetor:

Ora 13:00 - 14:00 në hollin e katit të parë të Hotel Tirana, salla “Akernia”



Dita e dytë, 28 Tetor:

Ora 08:00 - 09:00 në hollin e katit të parë te Hotel Tirana, salla “Akernia”







Për të marrë pjesë në këtë konferencë, të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm, si dhe të kryejnë pagesën, si më poshtë:



  • Formulari i aplikimit kliko: https://goo.gl/I8hlqX
  • Pagesa:

    Pagesa për pjesëmarrësit anëtarë t UFSH, është 1500 lekë.

    Pagesa për pjesëmarrësit jo anëtarë të UFSH, është 3500 lekë.



    Këtu përfshihet:


    Pjesemarrja në konferencë

    Materialet e konferencës

    Darka Gala e datës 28 Tetor, ora 20:00 te “Stela Resort”




Pagesa duhet bërë në nr e llogarisë së UFSH pranë bankës BKT; lekë 69623, Euro 401069623. Pagesat duhet te kryhen deri në dt 22 Tetor.



Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni në numrat e telefonit të UFSH:



+355 (4) 2264980

+355 (4) 2435063

ose në adresën e emailit: info@ufsh.org.al



Ju Mirëpresim!

28

Tetor 2016