Aktivitet “NË SHËRBIM TË NGRITJES PROFESIONALE TË FARMACISTËVE, EDUKIMI VAZHDON...”
Të
nderuar kolegë,
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në datat 18-19-20-21-24 Dhjetor 2018, në ambjentet e “Telemedicinës” pranë
Spitalit Pediatrik, Tiranë, organizon aktivitetin “NË SHËRBIM TË NGRITJES PROFESIONALE TË
FARMACISTËVE, EDUKIMI VAZHDON...” paralelisht në sallat e
“Telemedicinës” të spitaleve rajonalë, Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës ,Elbasan,
Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër.
Orari i regjistrimit: 08:00 – 08:30
Ky aktivitet është përsëritje
e aktivitetit në dt 11-12-13-14-17 Dhjetor 2018.
Respektivisht:
Aktiviteti i datës 11 është i njëjtë me atë të
datës 18
Aktiviteti i datës 12 është i njëjtë me atë të
datës 19
Aktiviteti i datës 13 është i njëjtë me atë të
datës 20
Aktiviteti i datës 14 është i njëjtë me atë të
datës 21
Aktiviteti i datës 17 është i njëjtë me atë të
datës 24
Aktiviteti është në proces akreditimi në QKEV për 5 kredite për çdo ditë pjesëmarrje dhe
ofrohet pa pagesë për të gjithë anëtarët
e UFSH.
Në momentin e regjistrimit
duhet të jeni të pajisur me kartën e identitetit.
Shënim: Për shkak se kapaciteti i sallave është i
limituar lutemi që në këto aktivitete të marrin pjesë vetëm kolegët që nuk e
kanë përmbushur numrin e detyrueshëm të krediteve.
Jeni
të mirëpritur!