Evente

Aktivitet “NË SHËRBIM TË NGRITJES PROFESIONALE TË FARMACISTËVE, EDUKIMI VAZHDON...”

Të nderuar kolegë,

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në datat 11,12,13,14,17 Dhjetor 2018, në ambjentet e “Telemedicinës” pranë Spitalit Pediatrik, Tiranë, organizon aktivitetin “NË SHËRBIM TË NGRITJES PROFESIONALE TË FARMACISTËVE, EDUKIMI VAZHDON...” paralelisht në sallat e “Telemedicinës”  të spitaleve rajonalë, Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës ,Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër.

Orari i regjistrimit: 08:00 – 08:30

 

Ky aktivitet do të përsëritet dhe në datat 18-19-20-21-24 Dhjetor 2018

 

Aktiviteti është në proces akreditimi në QKEV për 5 kredite për çdo ditë pjesëmarrje dhe ofrohet pa pagesë për të gjithë anëtarët e UFSH.

 

Në momentin e regjistrimit duhet të jeni të pajisur me kartën e identitetit.

 

 

Shënim: Për shkak se kapaciteti i sallave është i limituar lutemi që në këto aktivitete të marrin pjesë vetëm kolegët që nuk e kanë përmbushur numrin e detyrueshëm të krediteve.

Jeni të mirëpritur!

13

DHjetor 2018